Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual gjatë gjidhënies

Pershendetje. E kam vajzen 10 muajshe dhe e ushqej me gji por ciklin menstrual e kam te crregullt. Prej kur me ka lind vajza e kam pas ciklin kur ka mbush 7 muaj, dhe i kam pas edhe pas nje muaj e gjysem. Qe atehere me nuk me ka ardhe me cikli menstrual. Vajza pin gji shume shpesh dhe intervali me i gjate kohor qe nuk pin eshte 3 ore. Kam bere edhe test per shtatzeni por me ka dale negativ. Desha ta dije nese ky eshte ndonje crregullim normal qe u ndodh grave te cilat i ushqejne foshnjat me qumesht gjiri? Faleminderit!!!

Besnike (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besnike

Është e vërtetë se cikli menstrual pas lindjes, vjen i çrregullt. Çrregullimi mund të vij edhe nga mos ushqimi i rregullt, me qumësht gjiri të fëmijës. Pas ndërprerjes së gjidhënies, cikli menstrual rregullohet në kohëzgjatje. Në të kundër duhet të paraqitesh tek mjeku gjinekolog, për të gjetur shkakun e këtij çrregullimi menstrual.

Gjithë të mirat.

Ida (5 vite më parë)
Mirdita. Kam nje pyetje. E kam djalin 9 muaj deri muajn e 7 e kam pas vetem me gji edhe me ushqime te ngurta prejt muajt te 6. Mirpo para nje muaji mu paraqit cikli per ger te pr pas lindjes. Tash ket muaj ende nuk me esht paraqit. Theksoj se tash i jap gji vetem naten. A esht cregullim. Apo deri sa ta nderpres krejt gjirin do jet keshtu. Faleminderit ju pershendes

/komuniteti