Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth menstruacioneve

Pershendetje doktoreshe e nderuar, une edhe burri im kemi marredhenie qe 6 vite, por te rregullta qe 1 vit, shqetesohem shume se a do te mundem te ngelem shtatzene, ende as nuk e kemi planifikuar per nje femije por shpresojme se edhe ajo do te ndodh shpejte... probleme gjinekologjike nuk kam pat, vetem menstruacionet ne diten e pare i percjell me nje dhimbje shume te madhe te barkut dhe kembes se majte cdo here detyrohem te perdore barna si CAFFETIN menstrual dhe pas disa oresh dhimbja me lehtesohet, me zgjasin 3-4 dite, gjinekologja ime me ka thene qe eshte gjithcka ne rregull mirepo desha te di edhe mendimin tuaj. Ngeleni e pershendetur... shpresoj te me pergjigjeni sa me shpejte...

Jeta ,,,, (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Përderisa nuk keni planifikuar shtatzëni dhe mjekja që të ka vizituar ka thënë se nuk ke problem gjinekologjike, mendoj që në momentin që do planifikosh shtatzëninë duhet të drejtohesh për një këshillim parakoncepsional. Për këtë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun;

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Coffetin menstrual është qetësues, që përdoret për të dominuar dhimbjet menstruale pa efekte anësore. Pas lindjes shumica e grave që kanë patur menstrucione me dhimbje, nuk kanë më të tilla. Shpresoj që kjo të ndodhë edhe tek ty.

Gjithë të mirat.

/komuniteti