Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet me lubrifikant

Mjeke e dashur marredheniet i kam me dhembje edhe pasi linda bebin mirepo problemi qendron se jam shume e thate dhe nuk rreqshqet organi tek une nje dite pasi e lyjti me krem rreshqiti per pak sekonda e dua ta di a ka ndonje lubrifikant per keto raste? Tung.

Edita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita

Lubrifikimi natyral vaginal, ndodh nga sekreti që lëshojnë gjendrat e Bartolinit. Këto janë dy gjendra të cilat ndodhen në hyrje të vaginës, dhe aktivizohen kur gruaja përgatitet për raport seksual. Mungesa e sekretit, bën që organi mashkullor të mos rrëshqasë në vaginë, duke shkaktuar dhimbje të padurueshme tek femra. Bllokimi i kanaleve të gjendrave të Bartolinit, në përgjithësi vjen për shkak të ndonjë infeksioni. Prandaj të rekomandoj që të bësh një vizitë tek mjeku gjinekolog, për të përcaktuar diagnozën dhe marrë trajtimin e duhur. Lënia pas dore, shkakton problematikë të përhershme dhe lubrifikimi gjatë raporteve seksuale do të mungojë.

Në rastet kur sekreti i gjendrave të Bartolin mungon, gratë rekomandohen që gjatë raporteve seksuale të përdorin xhel lubrifikues neutral, për të lehtësuar penetrimin e organit mashkullor në vaginë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti