Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbrojtja nga shtatzënia

Pershendetje. Kam deshire  te pyes per mbrojtje nga shtatzenia a eshte me e shendetshme perdorja e tabletave apo vendosja e spirales? Faleminderit.

Inda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Inda

Gjitha metodat e planifikimit familjar, janë të shëndetshme të pranuara dhe të përdorura nga rrethet shkencore mjeksore. Ato dallojnë nga njëra tjera për mënyrën se si e zgjidhin problemin, por dallojnë edhe për shkak të avantazheve dhe disavantazheve të sejcilës metodë.

Kur gruaja vendos të përdorë një metodë të kontracepsionit, duhet të kontaktojë mjekun gjinekolog për të bërë disa analiza dhe ekzaminime dhe për të përcaktuar kontraceptivin më të përshtatshëm. Mjeku ja rekomandon çiftit kontraceptivin më të përshtatshëm për gruan, dhe ata vendosin për ta përdorur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti