Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anomali të ciklit menstrual

Doktoreshe...une kam probleme me cikel, po frigohem mos kam ndonje pengese per mbejte te shtatzanise, mestruacionet me vonohen gati kurre si kam ne date te njejte, ndodh qe edhe 1 muaj mos te me vijne fare...edhe nese me vonohen si kam me shume se 5 dite dmth cikli zgjate gjithmone njejte...

Enisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ç’rregullimet e ciklit menstrual, vijnë si rezultat i disa faktorëve. Një nga shkaqet më të shpeshta, janë problemet hormonale.

Ekzaminimi i hormoneve si LH, FSH, TSH, dhe prolaktina së bashku me një ekzaminim gjinekologjik dhe ekografi, do të konkludonte diagnozën. Shpresoj se marrja e mjekimit të duhur, do të bëjë të mundur që të rregullohet ritmi i cikklit menstrual dhe keni shtatzëni të shëndetshme.

/komuniteti