Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barku i madh pas lindjes

Pershendetje doktoreshe. Une kam nje femije 6 muaj e gjysem dhe ende nuk kam mundur te dobesohem dhe vazhdoj te kem nje bark shume te madh. Dua te di nese barku i madh me ka ngel se pas lindjes nuk ma kane "shtrydhur" barkun sic duhet? Sepse kam degjuar se nese pas lindjes shtrydhet barku, femra nuk i ngelet barku i madh? Ju faleminderit.

Eneida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eneida

Barku i madh pas lindjes, nuk ka të bëjë me atë që ti e quan “shtrydhje” pas lindjes. Nëse diçka nuk do kishte shkuar siç duhet gjatë fazës së daljes së placentës pas lindjes si dhe gjatë lehonisë, problemet e infeksioneve do ishin të pranishme.

Këshillat më të përgjithshme për përmirësimin e madhësisë së barkut edhe pas lindjes janë, rregullimi i rregjimit ushqimor si dhe kryerja e aktiviteteve fiskulturore/gjimnastikore. Një përmirësin të dukshëm jep edhe mbajtja e një korseje për rreth barkut.

Gjithë të mirat.

/komuniteti