Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione

Jam shtatzene ne javen 21 dhe me kane filluar sekrecionet te me shtohen, bera analizat dhe nuk ishte problematike, por partnerit i kane dale ca pika te kuqe, dhe ka pak djegje. Jam ne merak. Une nuk kam probleme te tilla. Te lutem me kthe pergjigje,.flm.

Marjana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marjana

Shtimi i sekrecioneve vaginale gjatë shtatzënisë janë normale, por nuk janë normale pikat e kuqe që i kanë dalë partnerit në organin gjenital dhe që djegin. Të rekomandoj që partneri pa humbur kohë, të bëj një vizitë tek mjeku androlog, për të përjashtuar mundësinë e sindromit të ulçeras gjenitale. Gjithashtu të rekomandoj, që të mos kryeni marrëdhënie seksuale deri në konfirmimin e diagnozës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti