Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kordoni umbelikal për rreth qafës së bebit

E nderuara Doktoreshe, Gjate vizites te cilen e pata te gjinekologu, me tha se po dyshon qe fetusi (beba) e ka kerthizen rreth qafes. A do mund te paraqet ndonje problem ne zhvillimin e bebes edhe a paraqet ndonje rrezik? Ju faleminderit.

Nora (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora.

Në javën e 34 të shtatzënisë bebi merr pozicionin përfundimtar për lindje. Rreth kësaj moshe të shtatzënisë, kordoni umbelikal rreth qafës së bebit mund të paraqesë rrezik për bebin vetëm gjatë aktivitetit të lindjes. Ekografinë e kësaj situate, duhet t’ja paraqisni mjekut që do ndjekë aktivitetin e lindjes. Vendimin se si do realizohet lindja, e merr mjeku që ndjek aktivitetin e lindjes në bazë të ecurisë së saj.

Uroj që të keni lindje me ecuri normale.

/komuniteti