Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut gjatë marrëdhënieve dhe ciklit

Pershendetje. Kam dy pyetje ju lutem. Gjate marredhenieve jo gjithmone kam dhembje ne fund te barkut, cka mund te jete kjo a ka ndonje problem? Dhe sekret kam gjithmone si para ashtu edhe mbas ciklit. 2. Ka kohe qe jo cdo muaj po here pas here me kap nje dhembje nga fundi i barkut qe me mpihet *(Fundi ibarkut e deri tek vagina) e duhet te shtrihem menjehere sepse dhembja eshte e madhe e nuk mund te rri ne kembe nga ajo dhembje por pasi qe e ngrohe barkun me kalon dalengadale. Kam qene ne kontrolle tek mjeket por s`me kane thene gje. Cka me preferoni ju te bej?

Flutura (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flutura

Mbështetur në ato që përshkruan, dyshoj për infeksione të traktit të sipërm gjenital që mund të ketë ardhur edhe nga mostrajtimi i infeksioneve gjenitale të traktit të poshtëm. Diagnoza konfirmohet vetëm me vizitë gjinekologjike dhe ekzaminime laboratorike. Nëse e shikon të arsyeshme, mund të më kontaktosh në klinikën ku unë punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti