Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa muajshe jam?

Pershendetje doktoreshe e nderuar, ciklin e fundit e kam pas 06/06/2011, e kam lindjen e dyte dhe kam lindur lindje normale pa asnje problem dhe tash jam me shendet shume mire vetem magnezium jam duke perdorur por kam frike shume se si do te lindi. Te pershendes shummme.

Sevi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sevi

Nuk ke arsye që të kesh frikë nga lindja, sidomos kur ke patur një eksperiencë të ngjashme të mëparshme shumë të suksesshme. Sapo ke filluar javën e 20-të të shtatzënisë dhe me shumë mundësi ke filluar të ndjesh lëvizjet e bebit tënd ose do ti ndjesh shumë shpejt në ditët e ardhshme. Data e mundshme e lindjes është data 15-16 mars, dhe kjo ditë do të jetë ditë shumë e bukur për ty dhe familjen tënde sepse do të lindë fimija i dytë. Vetëm kaq sikur të mendosh, duhet ta heqësh atë frikë që ke dhe duhet të mendosh vetëm gjëra të bukura për vetën dhe bebin tënd të bukur.

Lexo për më shumë artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/shtatz-nia-e-dyt-

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Sevi (13 vite më parë)
Faleminderit shume Zonja Keta jeni e mrekullueshme ju uroj cdo te mire ne jete.

/komuniteti