Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në lidhje me ciklin menstrual

Pershendetje Dr Mimoza, deshta te ju pyes se nuk kam femije qe 4 vite, me 13 tetor me kane ardhe menstruacionet, diten e 2 kam perdore Tamifen, pese dite me kane zgjat menstruacionet, nja 3 dite nuk kam pas e mbas 3 dite prape kam gjakderdhje, me kane ardhe prape, deshta te ju pyes a mos eshte kjo prej Tamifenit a cka me sugjeroni me be? Te gjinekologu kam qene, te gjitha analizat mire me kane dale. Ju pershendes dhe e pres pergjigjen tuaj. Gjithe te mirat.

Luljeta Arfi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luljeta

Sekrecionet hemorragjike që kanë ardhur rreth ditës së 11-12 të ciklit menstrual, mund të korespondojnë më ovulacionin e cila mund të shfaqet tek disa gra me spoting/sekrecione hemorragjike. Të rekomandoj të bësh një ekgrafi për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve. Në varësi të rezultatit, mjeku gjinekolog do të tregoj se çfarë do bëhet për më tutje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti