Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam 31 javeshe shtatzene dhe qe ne fillim te shtatzenise mjeku me ka thene qe e ka mitren e ndare ne dy dhoma, problemi qe kam vene re kohet e fundit tek vetja eshte qe e ndjej bebin shume poshte kur leviz. Dhe me shkakton urinim shume te shpeshte, analizat me kane dale shume mire te urines sado pak te eci me kap nje dhimbje mesi anash kofsheve per se brendmi etj... te lutem me thuaj cfare kujdesi duhet te tregoj qe te shmang lindje te parakoheshme? Te pergjendes e pune te mbare!

Marsii (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Mendoj se duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog, që të bëjë ekzaminimet e nevojshme pasi nuk janë normale dhimbjet që ankon. Me ekzaminim ekografik mjeku do të masë gjatësinë e qafës së mitrës, që quhet cervikometri dhe me vizitën gjinekologjike do të konfirmojë nëse je apo jo rrezik për lindje parakohe. Nëse konfirmohet kjo diagnozë, trajtimi me spazmolitikë dhe rregjim shtrati do të ndihmonte në vazhdimin e shtatzënisë deri në term.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti