Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Edemat e këmbëve gjatë shtatzënisë

Ju pershendes dhe ju falenderoj per pergjigjet e juaja. Jam ne javen e 24-te te shtatzanise, para nje jave kam qene e enjtur gati ne te gjithe trupin por me se shumti kembet i kam pasur te enjtura. Bera nje kontrolle te gjinekologja dhe bera shtatw lloje te analizave te cilat me dolen ne rregull, poashtu tensioni i gjakut ishte normal. Deshta ta di se prej nga ka mundur te vjen e enjtura? Ju falenderoj nga zemra.

Kosovarja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Kosovarja.

Nëse enjtjet nuk janë shoqëruar me hipertension dhe albuminuri (prania e albuminës në urinë) dhe analizat e kërkuara nga mjeku kanë rezultuar normal, atëherë këto quhen edema “ortostatike”. Enjtje vijnë nga shtimi në peshë dhe qëndrimi gjatë në këmbë. Për të kaluar këtë gjendje, rekomandohet qëndrimi shtrirë anash-majtas, pasi furnizimi i organizmit tënd me oksigjen bëhet më i mirë. Ndërsa bebit i ritet konforti. Është vërtetuar se ky qëndrim ka influencë mjaft pozitive në drejtim të edemave apo fryerjeve të këmbëve.

Edemat ortostatike nuk influencojnë në zhvillimin shtatzënisë.

/komuniteti