Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në lidhje me spermogramën

E nderuar Dr Mimoza, jemi nje qift qe tentojme te kemi femije ka 5 vjet ka 3 vjet burri kurohet te Dr Llukan Rumbullaku, analizat jane si me poshte volumi 4.1, dendesia 5.2, nr ne total i spermatozoideve 21.6 miljon me progresion te shpejte 6 me progresion te ngadalte 30 pa progresion 12 te palevizshme 52 qeliza te rumbullakta 3cc morfologjia normale. Doja t`ju pyes a ka mundesi te ngelem shtatzene dhe nqs jo a mund ta bejme me inseminim? Faleminderit per pergjigjen te lutem.

Mira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira

Mjeku androlog, duhet të ketë dhënë mjekim për bashkëshortin dhe do të rekomandoja që të ndiqje këshillat e tij. Mendoj se mundësia e shtatzënisë ekziston. Mirë do ishte të më shkruaje a ke bërë për veten tënde ekzaminime gjinekologjke, për të vlerësuar situatën e organeve gjenitale dhe të ovulacionit. Nëse e shikon të arsyeshme, mund të më kontaktosh në klinikën ku unë punoj për ti dhënë zgjidhje problemit në vazhdimësi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti