Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur kam mundur të mbes shtatzënë?

Kam mbetur shtatzene pa plan, dhe desha te dije se kur kam mundur te mbes shtatzene. Menstruacionin e fundit e kam pasur me 16 Gusht 2010. Cdo here menstruacionin e ardhshem e kam pasur 5 apo 6 dite me perpara se data e muajit paraprak. Ju falemindrit paraprakisht.

Vlora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora

Në qoftëse data 16 gusht 2011, është dita e parë e gjakrrjedhes së menstraucionit të fundit, e mundshme është që fertilizimi të ketë ndodhur rreth data 30-31 gusht nëse cikli menstrual ka kohëzgjatje prej 28-të ditësh. Meqënëse po thua se cikli të zgjat 25-26 ditë (kështu e kam kuptuar kohëzgjatjen e ciklit menstrual që të ndodh ty), është e mundur që fertilizimi të ketë ndodhur diku rreth datave 26-28 gusht.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti