Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Escheria coli dhe aborti

Pershendetje, kam abortuar ne 3 muaj e gjysem, pas nje muaj shtatzenie kam zbuluar se kam escheria coli, pas abortit me terapi e sherova po tani prape qe nje jave me eshte aktivizuar. Tani dhe dua te ngel prape shtatzene dhe rezultatet tjera i kisha gjitha ne rregull por si te ngel shtatzene kur marre antibiotike? Ju faleminderit shume, jeni e pazavendesushme me pergjigje, cdo te mire.

Neli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Neli

Gjatë periudhës që një grua përdor antibiotikë për çfarë do lloj arsye, nuk duhet të provoj për të mbetur shtatzënë. Gjatë kësaj periudhe, ruajtja nga një shtatzëni është e detyrueshme sepse pasojat në fetus janë fatale.

Në përgjithësi rekomandohet që gruaja të tentojë për shtatzëni, 15-20 ditë pasi ka përfunduar trajtimin me antibiotikë. Gjithashtu edhe gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, trajtimi me antibiotikë nuk është i rekomanduar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti