Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kandida në shtatzëni

Pershendetje doktor, pasi kam bere strisho vaginale me ka dale se kam kandida dhe jam ne javen e 34 te shtatzenise. Doktori me ka pershkruar 2 lloje te vaginaleteve Canester dhe Vitagin. Tani a me rekomandoni edhe ju ti perdori dhe a ben te 2 llojet ne te njeten kohe apo kur ti kryj nje lloj te vazhdoje me te tjerat? Gjate kesaj kohe e mund te kem marredhenie seksuale? Desha te ceki se une ndjehna shume mire pervec qe kam pak me teper sekret seq duhet por pasi kandida me ka dale ne analiza e shoh te arsyeshme ti perdore keto, shpresoj qe nuk shkaktojne dicka tek beba ime?! Ju faleminderit dhe pres pergjigjen tuaj.

Vjollca (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Vjollca

Gjate shtatzenise shtresa siperfaqesore e vagines (ne i themi epiteli) trashet dhe rritet numri i qelizave te cilat riperterihen. Domethene shume qeliza shkaterrohen (deskuamimi i qelizave), por njekohesisht prodhohen qeliza te reja. Per kete arsy shtohet sasia e sekretit normal vaginal i cili ka ngjyre te bardhe dhe njihet si leukorea (leucorrhoea).

Njekohesisht, rritet sasia e glukogjenit (sheqerit) ne qelizat e epitelit te vagines. Kete glukogjene e shfrytezojne bacilet e Doderleinit te cilat jane mikrobe (te cilat normalisht gjenden ne vagine) dhe nga glukogjeni formohet acidi acetik. Ky ambient acidik qe krijohet ne vagine ofron nje mbrojtje te madhe kunder shume mikroorganizmave, por per fat te keq nuk ofron mbrojtje edhe ndaj Candida albicans.

Kandida eshte kerpudhe e cila eshte shkaktare e sekretit te shtuar qe ke ti. Kandidat mjekohen shume mire me nistatine, klomtrimazol (Canesten) etj. Vitagyn eshte nje kombinim barnash qe mund te jepet ne forme ovulash vaginale ose kreme vaginale qe si qellim ka krijimin e nje ambienti acidik ne vagine, qe tashme ti e ke. Rekomandimi im eshte qe te perdoresh vetem preparatin antifungal (kunder kandides). Gjate kesaj periudhe mund te vazhdosh me marredheniet seksuale.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti