Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushqimi gjatë shtatzënisë

Jam ne javen e 11 po buka nuk me hahet, cka te bej, cka te perdori per me me ardhe apeti? Ju pres.

xxxx (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

E vetmja gjë që duhet të bësh është të ulesh në tavolinë dhe të ushqehesh edhe me zor. Ushqehu në çdo moment të ditës qoftë edhe vetëm, por kënaqësia e ushqimit është kur ai konsumohet me njerzit e tu të dashur.

Dhe në fund të fundit, ti duhet të ushqehesh për hir të fëmijës që ke në bark. Ai ka nevojë për vlerat ushqimore, ka nevojë të marrë vitamina dhe minerale, pra ai ka nevojë të rritet sidomos në këtë fazë të shtatzënisë kur tek ai zhvillohen organet jetësore.

Prandaj ulu në tavolinë dhe ushqehu, ushqehu në sasi dhe cilësi duke konsumuar edhe lëngje në masë dhe sasi të mirë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti