Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Mimoza jam ne hall me ndihmo, jam ne javen e 7 te shtatzenise, prej fillimit te shtatzenise kam dhimbje ne anen e djathte te barkut, doktori me ka thene s`eshte asgje por tash kane filluar edhe dhimbja te behet me e madhe edhe te kem sekrecione me ngjyre te kuqe po nganjehere del si uje shume pak dallohet, nganjehere si kokrra te vogla te kuqe, jam ne hall mos po me deshton sepse kam bere edhe nje abort para 4 muajve. Me ndihmo te lutem sadopak!

Lorena (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lorena

Dhëmbjet në fund të barkut dhe të shoqëruar me sekrecione hemorragjike, konrespondojnë me rrezikun e abortit. Trajtimi me progesterone dhe spazmolitikë, do të ishte i rekomanduar. Gjithashtu të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të të urinës dhe sekrecioneve vaginale, për të përjashtuar mundësinë e infeksioneve urinare apo vaginale, të cilat mund të jenë shkak i mundshëm i ankesën tënde.

Medikamentet i përshkruan mjeku që të ndjek shtatzëninë.

/komuniteti