Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qimëzimi në fytyrë

Pershendetje doktoreshe, kam problem me qimet ne fytyre, me dalin ne mjekerr dhe nen mjekerr musteqet, dhe rreth gjinjeve, nen kerthize  dhe kam crregullim te menstruacioneve. Qe 3 muaj provoj te mbes shtatzene dhe nuk kam mbet, a kane ndikim keto ne shtatzeni dhe cfare tableta me preferoni ti perdore? Faleminderit per gjithcka qe beni per ne.

Linaaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lina

Dalja e qimeve në ato vënde siç e përshkruan, janë pasojë e ndryshimit të niveleve hormonale. Tek femrat mbi zotërojë ato hormone që i quajmë hormone femërore si estrogen dhe progesteron, ndërsa tek meshkuj mbizotërojnë ato hormone që i quajnë hormone mashkullore siç është testosteroni. Por këto hormone ndodhen edhe në gjinitë e kundërta, në vlera më të vogla duke dhënë ose jo, influenca të dukshme. Për shkaqe të ndryshme ndodh që tek disa femra hormonet mashkullore janë mbi nivel, ashtu siç ka ndodhur edhe tek ty, duke dhënë rritje dhe dëndësi më të madhe të qimeve në fytyrë, mustaqe, mjekër, rreth gjinjve, nën kërthizë etj.

Për të kërkuar shtatzëni, duhet të vlerësohen nivelet hormonale dhe disa ekzaminime që lidhen me ovulacionin. Për këto, kontakto një mjek gjinekolog.

Gjithë të mirat.

mirela (11 vite më parë)
isha shtazane dhe me iku femija 2 muajsh por doktori me thot se kjo ka ndodhur per shkak te hormoneve te teperta mashkullore .doja te dija ne qofte se kjo eshte e vertet apo jo .
Baron (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, jam nje djale 18 vjecar por s`me ka dalur ende ne fytyre mjekra, mund te di arsyen, jo se nuk kam hiq mjeket por kam shume pak?

/komuniteti