Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Stafilokoku gjatë shtatzënisë

Pershendetje Doktoresha! Ju pergezoj per punen tuaj dhe ju uroj per durimin qe tregoni me ne! Une ne fakt kam shume pyetje per tju bere por me teper po perqendrohem tek analizat e fundit qe kam bere. Pas nje shtrishe vaginale dola me stafilococus aureus por doktoresha mendon qe te mos mjekohem se jam e ndjeshme ndaj pencilines dhe ai mund te luftohet me augmentin por shqetesimi im qendron ne faktin se une jam ne javen e 38 te shtatzanise dhe kam frike se mos kete mikrob e merr bebi gjate lindjes. Ju faleminderit per kohen qe do me kushtoni!

Nila (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Stafilokokët janë koke gram pozitive, që gjënden në trupin e njeriut. Ato janë mikrobe patogjene të rëndësishme, të cilat shkaktojnë infeksione qelbëzore sipërfaqësore të lëkurës deri në infeksione mjaft të rënda. Infeksionet duhet të mjekohen, sepse mund të japin probleme tek bebi gjatë lindjes. Nuk është e thënë se ky infeksion mjekohet vetëm me penicilinë. Në fakt mjekimi i infeksioneve stafilokoksike, mund të bëhet me antibiotikë të ndryshëm, që përcaktohen nga antibiograma që i bëhet infeksionit.

Uroj të lindësh një bebe të shëndetshme.

/komuniteti