Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione vaginale gjatë shtatzënisë

E nderuar doktorreshe! jam ne javen e 29 te shtatezanise dhe po trajtohem me Neo-Penotran Forte, per infeksion vaginal, por jam e shqetesuar sepse jam mjekuar me pare edhe me Polignax dhe infeksioni nuk me eshte larguar. Dua te di nese eshte e demshme nje trajtim i dyfishte per shtatezanine dhe sa ndikon ne mirerritjen e bebit? Ju faleminderit

Kozeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Neo-Penotran Forte, është medikament që përdoret për të mjekuar njëkohësisht tre infeksione. Ai përdoret në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë.

Medikamentet që ke përdorur, nuk ndikojnë në ecurinë e shtatzënië dhe mirë rritjen e bebit.

Me këtë rast dua shtoj, për të gjithë lexueset e kësaj rubrike. Medikamentet që rekomandon mjeku, duhet të përdoren me korrektësi. Çfarë dua të them me këtë? Kura, pra e gjithë sasia medikamentoze e rekomanduar, duhet të përdoret nga fillimi e deri në fund e plotë dhe pa ndërprerje. Pra nuk duhet të lihet përgjysëm apo të krijohen hapsira kohore boshe (pa përdorur medikamentin), gjatë shtrirjes kohore të përdorimit të tij. Gjithashtu duhet të përdoret sasia e njësisë së dozës, ajo e përcaktuar nga mjeku. Por, nëse përdorimi i medikamentit nuk është korrekt nga ana e pacientit, atëherë konkluzioni i mjekut që ka marrë përsipër mjekimin dhe trajtimin e tij, mund të shkoj në drejtim të gabuar.

Kozeta, konkretisht nuk e kam me ecurinë e trajtimit tënd medikamentoz.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti