Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i multivitaminave gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoresh, jam ne mesin e javes se 12, dhe qe nga java e 5 kam filluar ta perdor Gravidin, kam kontaktuar me gjinekologun por jo me kontrolle dhe me tha gojarisht qe ta perdori Gravidin edhe 2 jave, a duhet te vazhdoj ta perdore, a mund te kete pasoja ne bebe? Qe nje jave ka filluar te me dhemb ana e majte poshte barkut, me ultraze femiun e kam ne anen e djathte por eshte ky problem qe me shqeteson mos ndoshta jam ftohur apo qfare po ndodh! Pershendetje te perzemerta :)

Arta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Për rritjen normale të fetusit, është e rëndësishme përdorimi i vitaminave. Marrja e acidit folik (vitamina B9), fillohet me një tabletë në ditë deri në fund të javës së 16-të të shtatzënisë. Llojet e tjera të vitaminave (që mund të merren edhe si multivitamina), rekomandohen të përdoren nga fillimi deri në fund të shtatzënisë. E domosdoshme është edhe marrja e kriprave minerale dhe doza suplementare e hekurit. Marrja e jodit nëpërmjet kripës së jodizuar, ka rol të veçantë gjatë shtatzënisë.

Dhëmbja që referon, nuk lidhet me përdormin e multivitaminave që ka rekomanduar mjeku gjinekolog.

Për të hequr merakun e dhëmbjes, është mirë të bëni analizë urine dhe provat e funksionimit të veshkave.

Uroj të kaloni shtatzëni me ecuri mormale.

/komuniteti