Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione vaginale gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktorresh, Jam ne javen e 22 te shtatzanise, kam bere te gjitha analizat, te gjitha me kane dalur mire pervec nje infeksioni vaginal Gardnerella vaginalis. A eshte i rrezikshem ky infeksion dhe qka te duhet perdor per ta sheru kete infeksion?

Anda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Infeksioni që përshkruan bën pjesë tek të ashtëquajtura vaginoza bakteriale. Ky infeksion ka të bëjë me koncentrimin e patogjenëve anaerob si bakteroidet, gardnarela, mobilunkus etj. Shenja kryersore përmbledh rrjedhje të ujshme me erë të keqe, mund të ketë kruarje dhe iritim.

Lidhja e vaginozës bakteriale me shtatzëninë sidomos në moshën që ti referon, nëse nuk mjekohet rrit rrezikun për lindje premature. Rregjimi i rekomanduar në këto raste është metronidazole 250 mg nga goja, tre herë në ditë për 7-të ditë ose clindamycinë 300 mg nga goja, 2 herë në ditë për 7 ditë.

/komuniteti