Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Stafilokoku dha pasojat e tij te bebet!

Pershendetje Doktoresha! Jam perseri une se dua te sqaroj qe,une e kam bere antibiograma dhe per momentin se kam me vete por nje infeksion i tille me ka dale dhe ne muaj te 4-te te shtatzanise dhe pas nje shtrishe te dyte ka dale negative pa perdorur asnje mjekim.Doktoresha me ka thene qe cdo antibiotik si ben mire bebes ne bark, keto dit kam pas sekrecion vaginal te shtuar dhe me ngjyre te bardhe kjo eshte per shkak te infeksioni apo eshte normale? Ju lutem me ktheni pergjigje sa me pare se do vleresoja shume mendimin tuaj ne lidhje me mjekimin nese do me thoni do e filloj pa humbur kohe?

Nila (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Nila.

Ka një grup antibiotikësh, të cilët në shtatzëni nuk jepen. P.sh, doksacilina, tretraciklina etj. Ndërsa ekzistojnë edhe antibiotikë të spektrit të gjërë, që nuk kanë efekste anësore mbi bebin si ampicilina, amoksicilina etj.

Shtimi i sekrecioneve të bardha, është normale në shtatzëni. Po të ishin shkak i strafilokokut, do të ishin purulente (si qelb) dhe me ngjyrë të verdhë. Megjithëse ke realizuar dy analiza, të rekomandoj një kulturë të sekrecioneve vaginale. Mbi vlerësimin e kulturës, mjekja që të ndjek shtatzëninë do të përshkruaj edhe medikamentin.

Uroj të lindësh normalisht.

/komuniteti