Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbjet në fund të barkut gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, une jam nje vajze 20 vjeqare dhe jam shtatzane ne javen e 10, para dy jave kam qene ne kontrrolle dhe me ka thene mjeku qe gjithqka eshte ne rregull, mirepo para dy dite kam pasur dhimbje te lukthit e me vone edhe ne bark ndersa dje edhe sot ngapak, si dhe ka nje jave qe kam therje ne fund te barkut nga ana e djathte dhe ne vagine. Te lutem me trego a jane normale keto dhimbje apo jo? a mund te me shpjegoni rreth kesaj diqka me shume? Te pershendes.

Dina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Dhëmbjet e stomakut dhe djegiet e tij, janë pjesë normale e shtatzënisë. Ato tregojnë që ajo vazhdon zhvillimim normal. Pas javës së 12-të, dhëmbjet dhe djegiet e stomakut kalojnë dhe nuk ndihen më.

Dhëmbjet në fund të barkut, dyshoj se mund të jenë pjesë e shënjave të një rreziku për abort. Rekomandoj që bësh ekzaminim ekografik, për të konfirmuar gjëndjen e shtatzënisë dhe analizë të urine, për të bërë diferencimin e një rreziku aborti me një infeksion urinar të mundshëm.

Arjeta (13 vite më parë)
Mirembrama doktoreshe, une jam 20 vjecare, e kam nje dhimbje ne bark, po e kam bo testin e me ka dale qe nuk jam shtatzene, e deshta me dite a ashte e mundshme qe mundem me qene shtatzene qe po me dhemb barku shume? Ju lutem me tregoni.

/komuniteti