Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hipertensioni gjatë shtatzënisë

Pershendetje, gruaja ime eshte ne muajin e nente te shtatzanise, gjegjesisht java e 37, deri me tani nuk ka pasur probleme me shtypje te larte, kurse tash shtypja e larte iu eshte paraqitur 100 me 160, deri tash nuk ka marre ndonje medikament pervec vitaminave. A ka ndonje problem nese merr ndonje medikament per uljen e tensionit dhe a ndikon kjo tek femiu? Ju faleminderit.

Papa Baba (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

I nderuari, zotni. Me të dhënat që referon, të rekomandoj ta drejtosh menjëherë gruan tek mjeku gjinekolog. Kjo gjendje në mjeksi, quhet preeklampsi ose hipertension i shtatzënisë. Mos mjekimi, shkakton influencë negative tek fetusi.

Mjekimi që do t’ju japë mjeku, stabilizon gjendjen e gruas dhe nuk influencon tek fetusi.

Uroj shtatzëni normale dhe të shëndetshme.

/komuniteti