Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cyrcylar Tableta

Pershendetje, se pari ju falenderoj per kohen te cilen keni gjetur qe t'iu pergjigjeni shqetesimeve tona, pyetja ime eshte: para 2 jave kam konstatuar se kam nje ciste ne vezoren e djathte 4 mm e cila edhe po me shkakton shume dhimbje, kam pas kontrolle te gjinekologu dhe ne diten e 5 te ciklit me ka sygjeruar te filloje me pirjen e tabletave cyrcylar (cyclo progrynone) kam fillu me i pi qe dy dite (d.th.th ne diten e 5 te ciklit). Gjate perdorimit te kontraceptiveve dita e dyte, kam pas marredhenje me partnerin dy here pa mbrojtje, a mund te kete gjasa te ngelem shtatzene perderisa jam duke perdorur kontraceptiv Cyrcylar?

Enisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enisa.

Mundësia për fillimin e shtatzënisë për përdoruesit e tabletave kontraceptive është e vogël, nëse përdorimi i tyre bëhet rigorozisht sipas udhëzimit të amballazhimit apo mjekut. Afërsisht ajo mund të ndodhë 1-2 raste për 100.

/komuniteti