Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Urinimi i shpeshtë gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoresh jam ne javen e 37 te shtatzanis dhe kam pas shtatzani normale por ka 1 jave qe urinoj shume shpesh cdo 15 minuta, si naten ashtu edhe diten, analizat e urines me kane dale mire, si dhe foshnja leviz shume shpesh krejt ne fund te barkut...

Hana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Meqënëse analizat e urinës kanë dalë normale, urinimi i shpejtë vjen si rezultat i shtypjes që ushtron pjesa prezantuese e fetusit mbi fshigzën e urinës.

Hana, nuk ke përse të shqetësohesh. Dita e lindjes po afron. Prite me qetësi. Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti