Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Paraqitja e cistave dhe miomit

E nderuara doktoreshe, jam 31 vjecare, cikli menstrual koheve te fundit me eshte crregulluar dmth. menstruacionet me vonohen disa dite dhe pasi qe me vijne percillen me dhimbje te forta. Kjo me ka bere te beje vizite gjinekologjike ku me anen e echos eshte konstatuar qe kam ciste ne vezoren e djathte me diameter 6 cm. Per kete problem me tha doktori te presim deri ne ciklin tjeter pa me dhene terapi. Pervec cistes ajo qe me shqeteson eshte edhe diagnoza tjeter qe ma pershkroi rreth prezences se nje miomi ne murin e pasem te mitres me diameter rreth 1.7 cm. Sipas doktorit duhet te presim 6 muaj dhe te shohim a po rritet. Cfare me rekomandoni te bej per te dy rastet? Ju lutem shume me tregoni cilat duhet te jene ekzaminimet apo terapite e radhes, sepse kjo pritja pa ndermarre asgje po me shqeteson dhe frikeson shume. Me respekt, Arbenorje.

Arbenore (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbenore

Nëqoftëse kisti ka likid transparent dhe cipë të hollë, trajtimi me estroprogestativ për 3-6 muaj është efikas. Nëqoftëse kisti nuk ka likid transparent dhe kapsula është e trashë dhe futet si mure ndarëse brënda kistit, atëherë mënyra e vetme është trajtimi kirurgjikal.

Fibromioma, me përmasat që përshkruan, është e vogël. Kjo tregon, se nuk do kesh problem aktuale nga fibromioma. Ndjekja e vazhdueshme ashtu siç e ka rekomanduar mjeku gjinekolog për të vlerësuar madhësinë e saj, është mjaft e domosdoshme.

Gjithë të mirat.

Arbenore (13 vite më parë)
Falemnderit per pergjegje doktoreshe. Cista ime eshte likuide andaj pyetja ime e radhes eshte se cfare lloj estoprogestativi do me rekomandonit qe ti perdor, duke pas parasysh se ka shume sosh ne treg? Faleminderit dhe pune te mbare.

/komuniteti