Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat e para të shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe e nderuar. Kam planifikuar nje shtatzeni dhe menstruacionet e fundit i kam patur me 15 tetor. Ka rreth 2 jave qe me kane filluar si shenja prsh therrje e gjoksit, urinim i shpeshte, lodhje... dhe dicka qe me ben pershtypje eshte fryrja e barkut sepse me eshte fryer barku dhe pjesen poshte kerthizes dmth fundin e barkut e kam si me e forte duket sikur jam ne muajin e 4 te shtatzenise kur fillon te rritet barku. Si ka mundesi a eshte normale? A ka mundesi qe te jem shtatzene? Ju lutem pres pergjigje. Te uroj suksese.

Soni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Soni

Shenjat që përshkruan, mund të jenë edhe si shkak i fillimit të shtatzënisë. Por për të ditur më saktësisht mbi fillim e saj, duhet të presësh dhe të bësh një tëst shtatzëni rreth një javë pas datës së pritshme të menstruacioneve. Nëqoftëse testi del negative dhe menstruacionet nuk kanë ardhur, bëj një kontroll tek mjeku gjinekolog për të gjetur shkakun e vonesës menstruale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti