Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ç’rregullimet menstruale

Pershendetje,


Jam 23 vjecare dhe kesaj rradhe kam hasur probleme me menstracionet. Cikli menstrual nuk eshte i rregullt, dmth has vonese deri ne 8 dite, ndersa kete muaj me ka zgjatur teper pak, 2-3 dite, por ne sasi te vogla te gjakderdhjes edhe ate vetem ngjyre kafe. Jam e shqetesuar per kete dhe do doja keshillen tuaj. Paraprakisht ju falemenderoj shume.

Lindita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ç’rregullimet e ciklit menstrual, mund të ndodhin për shkaqe të ndryshme.

Është e pamundur të jap këshillë teknike për problemin që paraqet, pa të vizituar, pa të ekzaminuar, pa bërë disa analiza sado të thjeshta. Ndaj e vetmja këshillë e imja është; vizitohu tek një mjek gjinekolog. Pas vizitës gjenkologjike dhe ekzaminimeve që mjeku do i gjykojë të arsyeshme për t’u bërë, është e mundur të jepen terapi apo udhëzime për të risjellë ciklin menstrual në ritëm.

Lindita, shpresoj të më kesh kuptuar.

/komuniteti