Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bakteria Gonokok

Mund te infektohemi vetem permes marredhenieve seksuale apo ka edhe menyra te tjera?

Ganimeti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ganimeti

Gonorreja përhapet më gjërësisht me anë të spermës ose lëngjeve vaginale gjatë kontaktit të pambrojtur seksuale, heteroseksuale ose homoseksuale, me një partner të infektuar.

Por rrugët e transmetimit janë: - seksi vaginal apo anal me një partner/e të infektuar, - seksi oral, edhe pse kjo është më pak e zakonshme, - prekja e pjesëve të trupit me gishtat (për shembull, duke prekur pjesët intime dhe më pas sytë), - çdo kontakt shumë të afërt fizik me njerës të infektuar, - bakteret mund të kalojë nga dora në dorë megjithëse në raste shumë të rralla, - nga nëna tek fëmija e saj gjatë lindjes.

Gjithë të mirat.

/komuniteti