Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mungesa e gjakrrjedhjes gjatë aktit seksual

Pershendetje Dr. Moza doja tju pyesja se a ndikon mospasja e gjakrrjedhjes ne pretendinim per te mbetur shtatzene? Ju falenderoj nga zemra per disponibilitetin tuaj... ne pritje te pergjigjes tuaj... Me respekt Elona!

Elona 1 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëse pyetja bën fjalë për mungesën e gjakrrjedhjes së një cikli menstrual, atëherë mund të thuhet se cikli menstrual me të gjitha fazat e tij, është i domosdoshëm tek një grua e cila pretendon të fillojë një shtatzëni.

Shpresoj që të kem qënë e kuptueshme dhe të kem ndihmuar në përgjigjen e pyetjes tënde.

Gjithë të mirat.

Elona1 (13 vite më parë)
Doktoreshe pyetja ime konsistonte ne rastin kur gjate aktit te pare seksual nuk kam pasur gjakrrjedhje....dhe kjo gje a mund te ndikoje qe un te mos mbetem shtatzene? Perzemersisht Elona1!

/komuniteti