Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat gjatë shtatzënisë

Pershendetje! Jam ne javen e 26 dhe doja te dija se cfare analizash duhet te bej tani pasi mjeke te ndryshem me thone analiza te ndryshme. Faleminderit.

Denisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Nëqoftëse shtatzënia ka ecuri normale, gjatë javëve 24-27, rekomandohet të bëhen analiza komplet e urinës dhe analiza e sheqerit në gjak/glicemia.

Në rastet kur shtatzënia paraqet probleme për shëndetin e gruas apo të fetusit, mund të bëhen edhe analiza dhe ekzaminime të tjera të nevojshme sipas këshillës së mjekut që ndjek shtatzëninë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Oljana (12 vite më parë)
Pershendetje jam ne javen e 29 dhe doktori me ka rekomanduar te bej analizen e glicemis me doli 80.ne javet ne vazhdim cfar analizash te tjera duhen ber faleminderit.

/komuniteti