Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat e konceptimit

E nderuara, mjeke! Ciklin e fundit e kisha me date 01/11/2010 mirepo para nje jave me jane paraqitur shenja cilki, por jo te kuqe. Vetem nje njolle ne te kafte dhe asgje me teper, kjo ka vazhduar per tre dite me rradhe. E pazakonte per mua, sepse cdo here ciklin e kam me rregull. Me date 29.11.2010 e bera testin e shtatzanise permes urines, dhe rezultoi pozitiv, provova serish edhe me daten 30/11/2010, 01/12/2010 si dhe sot me 02.12.2010 perseri pozitiv. A mund te jete ndonje alarm i rremë sepse kohe pas kohe kam dhimbje shpine dhe barku? Pres pergjigjen tuaj... Me respekt, Alisa...

Alisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alisa.

Testi pozitiv i shtatzënisë me anë të urinës, është një nga testet që tregon se bebi mund të jetë konceptuar. Por, vlerësimi përfundimtar për praninë e shtatzënisë, jepet nga klinikat e specializuar gjinekologjike. Pasi të jetë vërtetuar fillimi i shtatzënisë, dhimbja e mesit dhe e shpinës mund të lidhet me rrezikun e abortit.

Këshilla ime është, bëj vizitë tek mjeku për të konkluduar situatën.

/komuniteti