Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fryerje e barkut

Pershendetje Dr. Moza, para 4 muajve kam pasur nje abort ne muajin e shtate te shtatzenise, aborti eshte bere me operacion, kohe pas kohe kam fryerje te barkut (sikur ne madhesine e dy muajve shtatzeni) dhe pas disa diteve prape me kthehet ne normalitet. Kam filuar te shqetesohem shume kohen e fundit, sepse me duket qe po fryhet cdo here e me shume. Kerkoj sugjerimin (keshillen) tende, paraprakisht te falenderoj shume.

Flora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flora

Ankesa qe parashtron, nuk mendoj se ka lidhje me ndërhyrjen operatore për shkak të kohës prej 4 muaj nga operacioni. Të këshilloj që të konsultohesh me një mjek gastroenterolog, i cili do të vlerësoj gjendjen dhe lëvizshmërinë e zorrëve të cilat mund të fryhen për shkaqe të ndryshme.

Trajtimi medikamentoz, do ta përmirësoj situatën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti