Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i acidit folik në konceptim

A duhet te merret acidi folik nese po kerkohet nje shtatezani dhe sa kohe para pihet? A merret acid folik nese eshte shtatzania e pare qe kerkohet? Une jam 28 vjece, kam 7 muaj qe kerkoj shtatezani, kam marre njehere para 3 muajsh acid folik per 1 muaj e gjysem rresht por nuk ngela shtatzene, a duhet te vazhdoj ta pi? E nderkohe shkoj ne palester a ndikon kjo negativisht per mosmbetjen shtatzene?


Ju faleminderit. Pres pergjigjen tuaj.

Ana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana.

Acidi folik, ndikimi pozitiv i tij mbi fetusin dihet, fillohet të përdoret tre muaj përpara se të filloj shtatzënia. Kjo praktikë, duhet të zbatohet edhe kur kërkohet shtatzënia e parë. Përdorimi i acidit folik, nuk ka influencë negative mbi konceptimin.

Edhe ushtrimet e kryera në palestër nuk ndikojnë negativisht në mbetjen shtatzënë.

/komuniteti