Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ejakulimi

Jam e martuar qe kater vite, 25 vjecare jam tani, ndodh shume shpesh, mos te them ne te gjitha rastet kur burri ejakulon brenda meje dhe une kete nuk e ndjej, po ndihem shume keq para tij per kete gje. Si mund ta shpjegoni kete gje?

Vanesa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Në fakt Vanesa, nuk po e kuptoj mirë pyetjen. Ejakulacioni mashkullor, përgjithësisht komentohet si ejakulacion i vonuar ose i parakohshëm. Seksologët përpiqen të orientojnë sjelljen mashkullore gjatë aktit seksual, për të patur një ejakulacion “normal”. Por ta ndjesh atë në veten tënde?!, si ti kërkon, mbase këtë nuk arrij ta kuptoj. Nëse nuk do të përqëndrohesh në kënaqësinë e aktit, atëherë përpiqu dhe përqëndrohu që gjatë aktit seksual të ndjesh shkarkimin mashkullor. Nëse më thua për mungesë kënaqësie nga ana jote, atëherë problemi ndryshon.

Studimet tregojnë se kënaqësia gjatë aktit seksual, varet shumë nga sjellja femërore. Këshillat janë të ndryshme, por linja kryesore mbetet ana psikologjike dhe trajtimi pa kompleksitet i vetes dhe partnerit. Për më tepër, mund të ndjekësh site të ndryshme seksologjike.

Samir Bajrami (12 vite më parë)
Kisha edhe une mu kap ne ket pytjen e ksaj zoje shum shpejt une ejakulona gjat seksit as5 minuta nuk me zgat seksi qka te boj une a mund te perdori ndonje send qe te rris bile 30 minuta seksin a ka pergjigjje tash per mua?

/komuniteti