Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme të fertilitetit

E nderuar doktoreshe!! Jam nje zonje 32 vjeçare, kam nje djale 10 vjec. Para nje viti filluam te kerkojme edhe nje femije, por deri me sot pa sukses. Kam shume pyetje doktoreshe, shpresoj te mos behem e teprt :)) Pas 4 muajsh marredhenjesh te lira u drejtova tek gjinekologu ku me stimuloi per tre muaj rrjesht me Clomifen pa sukses. Mjeku me keshilloi te bej HSG ku si diagnoze me doli Uterus Arcuatos low me tha te provojme per tre muaj, nese nuk vjen deri te shtatezenia e bejme nje operim te lehte....tani mbas gjashte muajsh me thote qe nuk luan rrol mitra harkore, si thoni ju doktoreshe?...Mbas gjithe ketyre peripetive tani bashkeshorti im vuan nga prostatis acuta desha te pyes doktoreshe a ndikon infl.i prostates ne rastin tim dhe ky inflamacion a bartet nga ai tek une????Doktoreshe te kerkoj ndjese se e zgjata shume, me pa durim pres pergjigjen tende...

Shpresa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa. Problemi që kërkon të zgjidhësh është kompleks, ndaj po i analizojmë në disa shkallë.

Duke filluar nga djali juaj, unë i uroj jetë gjatë me plot shëndet. Prania e tij tregon se uterusi arkuat (fundi i mitrës në formë harku), nuk ka influencuar negativisht në aftësinë e lindshmërisë tënde. Ndaj mendoj, se nuk mund të jetë kjo arsyeja e mos konceptimit aktual.

Përgjigja e HSG-së për shkallën e lirëshmërisë kryesisht të tubave, çdo mjeku do i jepte mundësi për të arsyetuar për më tej. Historia shëndetsore, vizita gjinekologjike dhe disa ekzaminime të tjera specifike, do plotësonin më së miri paraqitjen shëndetsore aktuale të përgjithshme e në veçanti shëndetin riprodhues. Këtu nuk duhet harruar edhe spermograma e bashkëshortit si dhe spermokultura.

Transmetimi i infeksionit nga bashkëshorti tek ty, është i mundshmëm. Për një shtatzëni të shëndetshme, çdo lloj infeksioni duhet luftuar paraprakisht. Por, nuk mendoj se prania e tij mund të jetë shkak për mos mbetjen shtatzënë. Pa përsëritur çka thashë më sipër, po theksoj se edhe shëndeti mashkullor ka rëndësi.

Shpresa. Ju uroj që t’ju realizohet dëshira për të patur fëmijë të tjerë.

/komuniteti