Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni urinar gjatë shtatzënisë

Jam në javën e 32-të të shtatzanisë, pata dhimbje barku, konsulltova mjekun dhe pas kontrolles qe me bëri, bëra analizat e urinës, më dolën shumë bakterie. Tash jam duke përdorur "no-spa" dhe qaj "Brusnica" (boronicë e kuqe), pasiqë në javën e 19-të kam përdorur antibiotik "erithromycin" 7 ditë. A është diqka që duhet të brengosem, dhimbje barku vetëm një ditë kam pasur?

Jehona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Gjatë shtatzënisë, për shkaqe të ndryshme bakteriet gjejnë terren në traktin urinar. Boronica e kuqe në formë çaji, ndihmon në uljen e nivelit të pa kontrolluar të tyre. Trajtimi me no-spa, lehtëson dhëmbjet e barkut.

Vazhdimësia e pranisë së infeksionit urinar, sidomos nëse nuk mjekohen, edhe mund të bëhen shkak për ecuri jo normale të shtatzënisë dhe lindje parakohe. Ndaj trajtimi me antibiotikë, është i domosdoshëm.

Në këtë blog, do të gjeni shumë materiale që trajtojnë problemet e infeksionit urinar gjatë shtatzënisë e në veçanti tipet dhe llojet e antibiotikëve që duhen përdorur.

Të uroj për ecuri normale të shtatzënisë.

Etel (12 vite më parë)
Moter, dua te te ndihmoj ne lidhje me daljen e thithkave: i kam perdorur vete, jane dy thithka plastike te firmes Avent (kushtojne rreth 10500 leke te vjetra), te cilat vendosen ne thithken e gjoksit dhe ndihmone femijen te ushqehet drejtepersedrejti nga gjiri yt dhe njekohesisht te ndihmon ty te te krijohen thithkat. Shpresoj te te ndohmojne, duhet vetem pak durim!
Eremira (13 vite më parë)
Nuk kam maje ne gjinje fare, beba nuk mundet me thith, qumesht kam mjaftueshem, po e mbledhi me pompe e po ja jap me shishe, a ka naj metode me praktike me i nxjerr majet????

/komuniteti