Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ureaplazma

Pershendetje doktoreshe e nderuar, kam shume respekt per ju dhe punen tuaj, koheve te fundit kisha problem me sekret dhe pasi qe bera nje kontrrolle te pergjithshem gjinekologjik si dhe analiza u konstatua qe kisha nje bakerie qe quhet ureaplazma, kam perdorur 3 azomex tableta dhe betadine vaginaleta, tani po ngurroj ta perseris analizen sepse po frikesohem ndoshta nuk eshte larguar dhe kam ndegjuar qe mundet me shkaktu sterilitet...cili eshte mendimi juaj ju lutem?

Vlora (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora.

Duhet të mësohemi që pas një trajtimi medikamentoz, ta rikontrollojmë veten për të vlerësuar gjëndjen shëndetsore pas mjekimit. Prandaj është e rëndësishme që të bësh analizë, për të parë efektin e mjekimit.

Nëse infeksioni nuk ka kaluar atëherë, duhet të trajtohesh përsëri me medikamente por, me një lloj tjetër preparatesh mjeksore.

Në se nuk mjekohesh, mund edhe që infeksioni të jetë shkak për infertilitet.

Në këtë blog, ka shkrime të ndryshme për ureaplazmën. Për më shumë informacion, të rekomandoj t’i lexosh ato.

/komuniteti