Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza ca 125

Pershendetje,jam vajz 20 vjeqare dhe kam nje cist ne vezoren e djathte.Cista ka madhesin 5cm.Doktoresha me tha qe duet te presim ciklin dhe te shohim nese shperthen.Un tani e kam ciklin dhe kur u kontrollova me ultraze ajo me tha se nuk eshte hequr po duhet te vazhdojm me terapi.Me pershkruajti kapsulat swanson inosital 2x1 dhe me tha qe duhet te bej analizen ca 125.E bera dhe me doli 0.6.Ajo me tha se ka dal mir,nuk kemi nevoj per ndonje intervenim te shpejt po un prap jam e shqetsuar nese keto kan dal beninje dhe malinje.Desha tju pyes a paraqet ndonje rrezik kjo vler e kesah analize.Si dhe harrova tju tregoj se po kam dhimbje ne fund te barkut.Ju falemnderit dhe me falni per kohen qe ua mora.

Gresa Gresa (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Me sa përshkruan nuk ka vend për t’u shqetësuar. Trajtimi i kistit mund të bëhet me estro-progestativ për tre deri në gjashtë muaj dhe më pas mund të rivlerësuat gjendja. Dhimbjet në fund të barkut kur janë të lehta dhe të durueshme nuk paraqesin problematik. Nëse dhimbjet vijnë duke u shtuar dhe bëhen të forta, menjëherë kërko takim me mjekun pasi kisti mund të jetë përdredhur dhe ke nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti