Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

E nderuar doktoreshe, jam nje zonje 28 vjece kam 4 muaj qe kam lindur (lindje vaginale), per here te pare pas lindje cikli mu rikthye pas 10 javesh, qysh atehere nuk me eshte perseritur me vonesa eshte me perafersi dy jave...Femijen e ushqej akoma me gji. Ju lutem te me ktheni nje pergjigje. Faleminderit!

Dori (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Dori, edhe mundet që cikli menstrual të jetë rikthyer pas 10 javësh. Kjo ndodh edhe kur vazhdon ushqimi me gji i fëmijës, megjithëse thuhet se menstruacionet nuk rikthehen deri në gjashtë muaj e në ndonjë rast edhe më shumë (këtë argument, e gjeni të shpjeguar më gjërësisht në rubrikën, “përgjigjet gjinekologia”).

Vonesa që ke konstatuar, nga koha e pritjes së ciklit menstrual të rradhës të dytë pas lindjes, mund të jetë normale. Por, edhe mundësia e një shtatzënie të pa dëshiruar ekziston.

Të rekomandoj kontroll gjinekologjik, për të vërtetuar mundësinë e shtatzënisë. Në të kundërt, ekzaminimet suplementare do japin sqarime mbi gjëndjen tënde.

/komuniteti