Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoresh. Jam ne javen e 36 te shtatezanise dhe gjate vizites se fundit te gjinokologu me preferoj ti bej strishot para lindjes. Strisho cervikale me doli me vlere normale bakteriale, ndersa ajo vaginale me doli enteroccocus, por mjeku im me tha se nuk ka nevoje te marre antibiotik per shkake se nuk eshte infeksion i rrezikshem. Kisha dashur te kem edhe mendimi tuaj e nderuara doktoreshe. Gjithe te mirat.

Donna (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Prania e enterokokut në vaginë, nëse vlera e tyre ka rezultuar nën 50 mijë, tregon se nuk ka problematikë gjatë lindjes. Për vlera më të larta mbi 100 mijë, lind nevoja e kryerjes së antibiogramës dhe marrjes së antibiotikut në përgjigje të saj.

Dona, nuk më ke dhënë të dhëna për marrë përgjigje të plotë. Megjithatë të rekomandoj marrjen e ovulave vaginale dizifektuese (të tipit të kolposeptinës), që favorizojnë një fushë të pastër në momentin lindjes.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti