Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet vaginale

Jam 21 vjec dhe me shqeteson fakti se kam shume sekrecione te bardha. Ciklin menstrual e kam te rregullt dhe normal. Sekrecionet e bardha fillojne gati nje jave mbas menstruacioneve dhe nuk kane as ere te keqe as ngjyre. Jane te tejdukshme si uji dhe pjese pjese te bardha dhe te trasha. Problemi eshte se kam ne sasi te cilen une e konsideroj jo normale, kam bere analiza urine dhe nuk kam infeksione, cfare me keshilloni?

Ada (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada.

Vagina ka aftësinë e vetë pastrimit. Të bardhat, apo si i thonë në gjuhën mjeksore leukoreja, tek gruaja me cikël menstrual të rregullt ndryshon në ngjyrë dhe sasi sipas periudhave të ciklit. Menjëherë pas menstruacioneve deri në ditën e 12-të, ato janë më të trasha dhe më opake. Ndërsa në periudhën e mes ciklit, që korespondon edhe me ovulacionin, bëhen më të holla, më të shtuara në sasi dhe më të tejdukshme. Në 12-të ditët e fundit të ciklit menstrual, konsistenca e tyre bëhet më e trashë dhe më opake.

Këtë normalitet, më duket se paraqet edhe ti. Por, nuk është analiza e urinës ajo që tregon nëse ke apo jo infeksion të vaginës. Uretra ndodhet afër vaginës, por nuk ka lidhje direkte me të. Mirë do ishte, të bësh analizë të sekrecioneve të bardha. Rezultatin konsultoje me një mjek gjinekolog.

/komuniteti