Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Seksi në fund të shtatzanisë

Mirdita, jam Asia, kam kryer marredhenje seksuale ne javen e 40 per shkak se me kane thene qe te ndihmon ne lindje por jo vetem qe spo lind po jam ne merak nese kam bere mire se akti per mua ishte i pakenaqshem vetem njehere kryeva por jam ne merak nese i kam bere gje shtatzanise?

Asia (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Asia, shtatzënia zakonisht zgjat 40 javë. Mund të shkojë edhe disa ditë më shumë dhe nuk ke përse të shqetësohesh nëse je nën kontrollin e mjekut që i ke besuar ndjekjen e shtatzënisë dhe proçesin e lindjes. Është e vërtetë që lëngu spermatozoik përmban edhe prostoglandina, që ndikojnë në kontraktimin e fijes muskulare të uterusit. Kontraktimi ndihmon në avancimin e lindjes, prandaj mund të thuhet se seksi në javën e fundit të shtatzënisë nuk ndikon negativisht nëse kryhet normalisht.

Në këtë rubrikë, ka materiale të tjera mbi seksin gjatë shtatzënisë. Lexoji ato, për të ditur më tepër për seksin gjatë shtatzënisë.

Uroj të kesh lindje normale dhe të lindësh një bebe të shëndetshëm.

/komuniteti