Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur duhet ta vertetoj?

Pershndetje foktorresh desha te di se me jan vonuar cilki per her te fundit e kam pasur me 16 korrik ende nuk me kan ardhur kur osht mir te shkoj te mjeku a duhet te pres ende apo te shkoj te konfirmoj shtatzanin ..me trego kur osht e nevojshme me shku te mjeku a te pres edhe ndonje dit apo te shkoj fill edhe sa mund te kem shtatzani sa javesh mund te jem

Henza Lajqi (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Henza

Është koha që të kontaktosh mjekun obstetër-gjinekolog, të cilit do t’i besosh ecurinë e shtatzënisë. Ai mund të bëjë vizitë gjinekologjike dhe të kërkoj të bësh beta hCG. Nëse beta hCG konfirmon praninë e shtatzënisë, me ekzaminim ekografik me sondë vaginale mund të vlerësohet implantimi i embrionit si dhe të vlerësohet ecuria e shtatzënisë. Të rekomandoj që të fillosh marrjen e acidit folik të cilin duhet ta konsumosh deri në fund të jëvës së 12-të të shtatzënisë si dhe multivitaminave të cila shërbejnë si suplemente ushqimore.

Të uroj fat.

/komuniteti