Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 24 e shtatzenise, i kam bere analizat e urines edhe te gjakut, me kane dale shume leukocite ne urine dhe gjak dhe mjekja me ka dhene terapi me perdore, a mundesh me me tregu ma saktesisht cka jane qeto leukocite edhe pse shkaktohen? Flm per pergjigjet tuaja.

Moza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Moza

Leukocitet janë pjesë përbërëse normale e gjakut, numri i të cilave shtohet në rastet kur është i pranishëm një infeksion. Rritja e tyre në gjak quhet leukocitozë. Ndërsa prania e leukociteve në urinë në numër të lartë, tregon praninë e një infeksioni urinar. Për të gjetur shkaktarin duhet të bësh urokulturë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti