Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si llogaritet dita e konceptimit?

Miredita doktoreshe. Une akoma nuk e kam te vertetuar shtatzenine sepse daten ne te cilen me vjen cikli ketu te bebaime.com bera kalkulatorin e dates se lindjes por jo me daten e cilkit, por me daten e konceptimit. Atehere une daten e konceptimit e kam 11/11/2011 dhe me doli se jam ne javen e 3 te shtatzenise. Dua te di se si llogariten ditet duke qene se une kam vetem nje jave qe e kam provuar te mbes shtatzene? Dhe aty me del qe mundet te jem ne javen e trete. Them mundet sepse as une se di ne jam apo nuk jam shtatzene! Doktoreshe mbase u zgjata dhe shume po i vetmi ndryshim qe une ndjej eshte vajtja e shpeshte ne banjo gjate dites jo naten, dhe ndjej nje bark te renduar ng fundi? Mos valle jane shenja te nje shtatzenie keto? Ju faleminderit.

Uarda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Uarda

Numërimi i javëve të shtatzënisë nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, është praktike për të ndjekur ecurinë e saj. Prandaj edhe ti kështu vepro dhe do të gjesh javët e shtatzënisë tënde të dyshuar. Me shenjat që tregon edhe mund të dyshohet për fillimin e shtatzënisë. Në javën e parë pas ditës së pritshme të gjakrrjedhjes së ciklit të fundit seksual, bëj një test shtatzënie për të hequr merrakun.

Të uroj fat dhe tu plotsoftë dëshira.

/komuniteti